Portugalia gati të bëjë lëvizjen e bujshme për Jose Mourinhon

Federata Portugeze e Futbollit po shqyrton mundësinë për të emëruar José Mourinhon si trajner të përfaqësueses në prag të Kupës së Botës 2026. Lajmi është raportuar nga BeIn Sports dhe konfirmuar nga CNN.

Edhe pse trajneri aktual, Roberto Martinez, ka arritur rezultate shumë të mira– duke vendosur një rekord prej 20 fitoreve në kohën më të shkurtër si trajner i Portugalisë – federata duket e gatshme të ndërmarrë një hap të rrezikshëm për të maksimizuar shanset në turneun botëror.

Sipas burimeve, Federata Portugeze është duke konsideruar edhe pagesën e klauzolës së prishjes së kontratës së Mourinhos me klubin turk Fenerbahçe. Megjithatë, një vendim përfundimtar pritet të merret pas rezultateve në Final Four të UEFA Nations League.

Vetë Mourinho nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të drejtuar kombëtaren e vendit të tij. Në vitin 2007 e quajti “ëndërr” dhe në 2019 deklaroi se “do të donte ta bënte këtë para se të tërhiqej nga karriera”, megjithatë asokohe e konsideronte se nuk ishte ende momenti i duhur. /Koha Jonë/

Portugalia gati të bëjë lëvizjen e bujshme për Jose Mourinhon

SHKARKO APP