Prapaskena/ Lukaku ishte i Juventusit, por vetëm për një natë
Romelu Lukaku po udhëheq Interin drejt titullit kampion, pas 11 vitesh, duke u bërë njeriu simbol i suksesit të zikaltërve në kampionatin italian, por gjërat mund të kishin qenë ndryshe. Një prapaskenë që ndoshta mund të zgjojë trishtim tek tifozët e Juventus, që mund ta kishin belgun në skuadër sot.
Belgu ishte bardhezi për një natë. I mbërritur tek zikaltrit në verën e vitit 2019, Lukaku ishte në të vërtetë një hap larg, në të njëjtën seancë merkato, për të veshur fanellën bardhezi.
Prapaskena u zbulua në emisionin ‘Pressing’ nga Sandro Sabatini që kishte parashikuar një shkëmbim kartonësh me Paulo Dybala-n, me argjentinasin që do të fluturonte në Angli për të veshur fanellën e Manchester United.
“Lukaku ishte i Juventusit për një natë: bardhezinjtë kishin përcaktuar shkëmbimin me Dybala-n. Më pas argjentinasi nuk gjeti një marrëveshjen në lidhje me pagën me Manchester United, aty u tregua i aftë Interi që të rikthehej në tavolinë e në fund të sillte Lukakun në Milano”, tregon Sabatini.
KOHA JONË SONDAZH

