Prapaskena/ Në verë Berisha ishte në negociata me Juven dhe Milanin

Etrit Berisha ishte titullar për Shqipërinë në tre ndeshjet e fundit që ka zhvilluar Kombëtarja e Shqipërisë, duke përfituar edhe nga mungesa e Strakoshës. Për këtë arsye porta u mbrojt nga ana e gardianit të SPAL, i cili në fakt do të pësonte një gol që bëri xhiron nga mesi i fushës kundër Kazakistanit.

Gjithsesi trajneri i Shqipërisë, Reja, ka një vlerësim të madh për Berishën. Ky i fundit ka treguar performanca fantastike edhe në Serinë B me SPAL, ndërsa edhe vetë mediat italiane shkruajnë se meriton Serinë A. Situata e Koronavirusit ia ka bërë të pamundur lëvizjen portierit shqiptar në ditët e fundit të merkatos, për të qëndruar te SPAL deri në janar.

Ndërkohë Reja ka zbuluar për “Ilrestodelcarlino” edhe dy interesimet e bujshme sa i përket portierit të Kombëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju e keni parë Shqipërinë. Berisha është një futbollist që e duan shumë dhe unë gjithmonë e kam alternuar me Strakoshën, por së fundmi portieri i Lacios u infektua dhe prandaj ishte Berisha që zhvilloi tre ndeshjet. Gjithsesi ne kemi fituar me Bjellorusinë dhe Shqipëria kaloi nga Liga C në Ligën B. Kjo do të thotë se ne do të përballemi me Kombëtare ëndrrash si Gjermania ose Spanja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha është një profesionist perfekt. Spal ka bërë një super goditje duke e mbajtur në skuadër, por ai meriton që të qëndrojë në Seria A. Ka pasur negociata me Juventusin dhe Milanin. Në fundin e merkatos ishte edhe Spezia që e kërkoi, por në këtë situatë të vështirë nuk u materializua asgjë”, u shpreh Reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?