Prapaskena/ Shikoni si Pavlovic shkatërroi pikën e penalltisë dhe shpëtoi Milanin nga humbja (VIDEO)

Skena të pazakonta në minutën e 99-të të ndeshjes, ku në sekondat e fundit ndodhi gjithçka. Arbitri Mariani akordoi një penallti për Genoan pas një ndërhyrjeje të Bartesaghi ndaj Ellertsson, duke ngrirë stadiumin. Milani sapo kishte gjetur golin e barazimit me Leão dhe lojtarët kuqezi mbetën me duart në kokë.

Mes protestave dhe diskutimeve të gjata, vëmendjen e mori Strahinja Pavlovic. Mbrojtësi serb mori iniciativën dhe, pa u vënë re fillimisht, shkoi te pika e bardhë aty ku më pas e godiste pa pushim pikën e bardhë duke e dëmtuar ndjeshëm.

Një veprim i hapur dhe provokues, aq sa Pavlovic u ndëshkua me karton të verdhë për sjellje jo sportive. Ndërkohë, Stanciu, i cili kishte topin në dorë, e pa të gjithë skenën pa reaguar. Kur erdhi momenti i gjuajtjes, ai vendosi topin mbi pikën e bardhë të dëmtuar dhe e dërgoi penalltinë shumë lart, në tribunë. Një “mision” i realizuar për Milanin, në një fund ndeshjeje që do të mbahet mend gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?