Premier League bën gati planin për të mbyllur sezonin, me formatin e një Kupe Bote

Premier League është duke menduar mbajtjen e një formati të ngjashëm me Kupën e Botës për të mbyllur edicionin 2019-2020, teksa janë për t’u zhvilluar edhe 92 ndeshje.

Të gjitha sfidat do të luhen në të njëjtin qytet dhe me dyer të mbyllura. Formati është menduar që të aplikohet gjithashtu edhe në NBA i dhe në Bundesligë. Londra mendohet se do të jetë vendi që do të mirëpresë të gjitha ndeshjet, sipas një lajmi të publikuar nga “The Independent”.

Të gjitha skuadrat do të vendosen në hotelet e qytetit, ndërkohë ë ndeshjet do të luhen në stadiume të ndryshme. Gjithashtu ekipet do të lejohen që të nisin përgatitjet dy javë përpara, në mënyrë që të shmanget sa më shumë ekspozimi ndaj koronavirusit. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP