Premier League rikthehet pas 100 ditësh, Liverpooli dy fitore larg titullit

Skuadra e Premier League do të rikthehen në aksion pas tri muajsh ndalesë për shkak të Covid-19. Për herë të fundit në Angli është luajtur më 13 mars. Sezoni 2019/20 do të rifillojë  të mërkurën me ndeshjet Aston Villa-Sheffield United dhe Manchester City-Arsenal. Pep Guardiola do të përballet me ish-asistentin e tij Mikel Arteta, i cili zuri vendin e Unay Emery në krye të “Topçinjve”.

“Ai ka pasur shumë ndikim te Unë që kur isha 15 vjeç dhe e takova te Barcelona, kur ishim të dy futbollistë. Nëse do të flisja për të si person, për vlerat e tij, për mënyrën si më ka trajtuar dhe se si sillet me futbollistët, do të thoja që është fenomenal”, ka thënë Arteta për Guardiolën.

92 ndeshje për t’u luajtur

Pas 8687 testeve që janë kryer te futbollistët dhe stafet e klubeve, deri më tani kanë dalë vetëm 16 raste pozitive në premier League. Drejtuesit e federatës angleze besojnë se 92 ndeshjet e mbetura mund të luhen. Kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga FA Cup. Liverpooli thuajse e ka fituar titullin kampion, teksa do t’i duhen edhe dy suksese për të bërë për vetë trofeun që i mungon prej 30 vitesh.

Nëse Arsenali do të mundë City-in, Liverpooli barazon me Everton, Jurgen Klopp mund të festojë trofeun që këtë fundjavë. Sa i përket ndeshjeve të tjera të kësaj jave, Tottenham do të presë Manchester United të premten, pa Dele Allin e skualifikuar, ndërkohë që është rikthyer në dispozicion Harry Kane. Në krahun tjetër, Rashford dhe Pogba janë dy rikthimet e mëdha te Djajtë e Kuq, që tashmë do të kenë më shumë alternativa. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP