Presidenti Duka merr pjesë në përurimin e zyrës së re të UEFA-s në Stamboll

UEFA përuroi sot zyrën e saj të re përfaqësuese në Stamboll, duke shënuar një zgjerim të rëndësishëm të pranisë së saj botërore. Kjo është zyra e tretë ndërkombëtare e UEFA-s, pas atyre në Londër dhe Bruksel, dhe do të ketë një rol strategjik në përgatitjet për Kampionatin Europian “Turqi-Itali 2032”.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive në qytetin turk dhe morën pjesë personalitete të rëndësishme të futbollit dhe politikës. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, së bashku me liderë të tjerë si Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe drejtues të federatave të ndryshme europiane.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Ceferin vlerësoi rëndësinë e kësaj zyre të re, duke theksuar rolin kyç që ajo do të ketë në organizimin e finaleve të Kampionatit Europian 2032. “Ne duam të ndajmë përvojën tonë, prandaj vendosëm të hapim një zyrë këtu në bashkëpunim me Federatën Turke të Futbollit. Qëllimi ynë është i qartë: Ta bjmë Kampionatin Europian 2032 në Turqi – Itali më të mirin ndonjëhërë”, u shpreh kreu i qeverisë së futbollit europian, duke theksuar gjithashtu kapacitetet organizative të Turqisë në eventet madhore të futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?