FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Barcelonës tjetër takim me babain e Messit, rinovimi më pranë

Barcelona ka nisur të bëjë “manovrat” për rinovimin me Leo Messin. Marrja e presidencës nga Joan Laporta ka ngushtuar disi distancën në qëndrime mes palëve. Sipas asaj që shkruan gazeta “Sport”, nga sezoni i kaluar kur argjentinasi kishte vendosur që të niste një aventurë të re, tashmë është i bindur se mund të vijojë që të japë ende shumë me fanellën Blaugrana.

Një rol vendimtar, siç e thamë edhe më lart, do ta ketë Laporta,  cili ka siguruar se raportet me Messin janë shumë të mira, dhe ka vullnet për të vijuar së bashku, pavarësisht ofertës së PSG.

Pas një takimi të parë që ka pasur me Jorge Messin, babai dhe agjenti i lojtarit, së fundmi ka pasur një afrim më të madh mes palëve, teksa shumë shpejt mund të kemi edhe dritën jeshile për rinovimin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?