FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Bayernit: Nuk do të bëjmë asnjë blerje në merkaton e verës!

Bayerni do të mbylle me triumf kampionatin duke koleksionuar titullin e 9-të radhazi. Presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer, përjashton se klubi i tij do të bëjë investime të mëdha në verë.

“Nuk do të bëjmë blerje të kushtueshme. Kemi një skuadër me futbollistë të rinj dhe shumë të fortë, me një potencial të madh. Në këtë pikë, nuk jam i shqetësuar”, tha Hainer për Bild.

Nesër bavarezët do të presin Borussia Moenchengladbach, në një nga ndeshjet e fundit nën drejtimin e Hansi Flick, teksa ky i fundit pritet t’ia lërë rolin e tij Julian Nagelsmann, i cili do ju kushtojë 25 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hainer ka zbuluar se financat e klubit janë goditur nga mungesa e tifozëve për shkak të pandemisë, me 150 milionë euro më pak deri në mars të vitit 2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç Nagelsmann, Bayerni ka siguruar zyrtarisht edhe mbrojtësin francez të Leipzig, Dayot Upamecano për 42,5 milionë euro. Nga skuadra bavareze pritet të largohen David Alaba, Jerome Boateng dhe Javi Martinez në skadencë kontrate. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?