Presidenti i Interit: Titull special, ja kur e kuptova se do ta fitonim kampionatin!

Presidenti i Interit, Steven Zhang është shfaqur i emocionuar pas festës së titullit kampion. Numri një i zikaltërve e cilësoi si shpërblimin e një pune 5-vjeçare të mbushur me shumë sakrifica: “Është një moment i veçantë, një emocion i shkëlqyer. Diçka e mrekullueshme që ta ndash këtë gëzim me tifozët. Për pesë vjet jemi përballur me shumë vështirësi, por jemi përsëri të fortë. Falënderoj ata që më kanë mbështetur në këto 5 vjet në klub, ne donim të sillnim një trofe të rëndësishëm dhe e arritëm”.
Më pas bën pak humbur për momentin vendimtar në të cilin ai e kuptoi që Interi mund të fitonte titullin: “Nga seanca e parë stërvitore mendova se mund të fitohej, pastaj pas ndeshjes me Juven pashë një ekip që ishte rritur dhe atje e kuptova që mund të fitohej. Jo vetëm trajnerin dhe ekipin, por unë dua të falënderoj të gjithë në klub. Ne duam ta ndajmë këtë gëzim me të gjithë”. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

