Presidenti i klubit turk i vë afat Cikalleshit: E presim deri për Bajram

Sokol Cikalleshi ka qenë një nga pikat më të forta të Akhisarit në pjesën e dytë të sezonit. Bomberi i kombëtares u huazua nga Basaksehir dhe e udhëhoqi ekipin për të siguruar shpejt mbijetesën.

Për këtë, ka qenë vetë presidenti i klubit që ka bërë me dije se për shqiptarin është bërë edhe oferta për të qëndruar në skuadër.

“Kemi bërë ofertën tonë dhe presim që Cikalleshi të përgjigjet pozitivisht. E duam në skuadër edhe për sezonin tjetër, mirëpo nuk mund të presim shumë gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atij dhe çdo futbollisti që ne e kemi në plane i kemi ofruar qëndrimin. Pas të dielës, e cila korrespondon edhe me festën e Bajramit, nuk do të presim askënd dhe do të nisim planet tona”, ka deklaruar Huseyin Eryuksel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cikalleshi ka shënuar 7 gola në 995 minuta aktivizim në kampionatin turk.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?