FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i La Ligas: Real, Barça dhe Juve do të përjashtohen nga Championsi!

“Barcelona, Juventus, Real Madrid mendoj se mund të mbeten jashtë Champions League”. Ky është mendimi i Javier Tebas, president i La Ligas, i cili ka dhënë një koment për betejën mes UEFA-s dhe tri klubeve që këmbëngulin për Superligën.

Në një intervistë për Gol TV, numri një i futbollit spanjoll ka dhënë mendimin e tij për sanksionet e mundshme që mund të vijnë për Barcelonën, Juven dhe Realin nga hetimi që ka nisur ndaj tyre.

“Më shumë se një dënim, UEFA mund të mos përfshijë Real Madridin dhe Barcelonën në Champions League”, ishte mendimi i Tebas. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?