Princi Uilliam në ndeshjen e Anglisë, UEFA blindon stadiumin

Vizita e Princit Uilliam në ndeshjen e sotme të Anglisë kundër Sllovakisë, disa ditë pas trazirave që shkaktuan tifozët në të njëjtin stadium, e ka detyruar UEFA-n që të marrë masa ekstreme.

Qeveria evropiane e futbollit konfirmoi se masa shtesë sigurie janë marrë për shkak të vizitës së Dukës së Kembrixhit, përpara se ai të mbërrijë në “Stade Geoffroy-Guichard” në Saint-Etienne.

Këto masa janë marrë pas hedhjes së flakadanëve të rrezikshëm nga tifozët gjatë ndeshjes mes Kroacisë dhe Republikës Çeke ditën e premte, në këtë stadium. Sot Anglia dhe Sllovakia do të ndeshen në orën 21:00, takim i vlefshëm për sfidën e fundit të grupit B. Në të njëjtën orë do të luhet edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, Rusi-Uells.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?