Pronari i ri zbulon gjithçka: Ja lojtari i madh që do nënshkruajë më Milanin

Pronari i ri i Milanit, Yonghong Li është prezantuar për herë të parë pas blerjes së klubit italian nga Silvio Berlusconi.

Në një deklaratë për mediat pak minuta më parë, Li premtoi Donnarumma do të jetë lojtari i parë që do të nënshkruajë për klubin kuqezi ndërsa theksoi se objektivi është për të rindërtuar një Milan konkurrues jo vetëm në Itali por edhe në Europë, shkruan “Calciomercato.it”.

“Ne kemi ide të qarta, hapi kryesor është për të marrë një tabelë me trajnerin dhe për të ndarë idetë tona me ato të Montellas. Buxheti sigurisht është i rëndësishëm, qëllimi është për të rindërtuar një Milanin shumë konkurrues dhe ambicioz. Së shpejti do të publikoj fondin për merkato. Sigurisht që Donnarumma është objektivi ynë kryesor dhe shumë shpejt ai do të nënshkruajë kontratën e re me Milanin…”, u shpreh pronari i ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Silvio Berlusconi gjatë periudhës së tij tek Milan ka kaluar momentet më të mira në histori, duke dominuar në Itali dhe Evropë për shumë vite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai për këto 31 vite ka fituar 8 tituj të Serie A, shtatë Superkupa të Italisë, pesë Liga të Kampionëve, pesë Superkupa të Evropës, dy Kupa të Botës për Klube, një Kupë Internacionale dhe një Coppa Italia. / SYRI.net

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?