Pse moviola e qeverisë është gjithmonë e gabuar? Partizani i verbër në shumë momente (VIDEO)
Futbolli është sporti më i bukur në botë, dhe një ndër arsyet e vëmëndjes dhe dashurisë që kanë njerzit për këtë sport, është për faktin e thjeshtë se edhe pas 90 minutave nuk mbarojnë kurrë diskutimet dhe ‘arsyetimet’ nga më të ndryshmet. Goli, vendosja e skuadrës, vendimet arbitrale, tifozët, presioni, tema këto që diskutohen nga tifozë dhe dashamirës skuadrash. Nuk është jashtë kësaj dhe futbolli në Shqipëri, ku ndodh që drejtësia e arbitrave është së paku, këtu nuk ka diskutime, 100 herë më e pastër dhe cilësore se “sistemi i drejtësisë”.
Ky diskutim për cilësinë e abitrimit në futbollin shqiptar vjen pikërisht në momentin që kampionati në 90 minuta nga fundi, ka katër skuadra në lojë matematikisht për ta fituar atë. Një penallti e dyshimtë, e saktë apo inekzistente nuk hedh poshtë një sezon futbollistik. Kjo mund të shërbejë si alibi perfekte nëse humbet një ndeshje kyҫe, por jo për të ecur përpara me gënjeshtra. Nëse kthehemi te ndeshja e djeshme ndërmjet Partizanit dhe Vllaznisë, duke dëgjuar mediat dhe drejtuesit e Partizanit që flasin vetëm për penalltinë që vendosi ndeshjen, duket sikur arbitri Jorgji ishte i vendosur për të favorizuar Partizanin me urdhër. Por nëse do të ishte kështu, arbitri mund të kishte akorduar një penallti të pastër për Vllazninë në minutën e 21 të pjesës së parë, siҫ dallohet në planet e pamjes 1 ose të kishte dalë hapur duke dhënë një penallti ku faulli është në limitet e brenda apo jashtë zone siç shikohet në pamjet 2. Këto dy raste flagrante, drejtuesit e KUQ nuk i shikojnë, pse ndihen të verbër?
Flasin për disa ndeshje që janë dëmtuar nga arbitrimi por harrojnë gjithmonë dy penalltitë e padhëna ndaj Tiranës në Derbin e fazës së dytë, ku të gjithë moviolistët gjykuan që ishin penallti 100%. Pamjet më poshtë flasin, vetëm Olsi Rama dhe Ilir Daja nuk flasin …
KOHA JONË SONDAZH

