Pseudo-gazetari italian ofendime raciste: Hysaj nuk është futbollist, por thjesht shqiptar!
Elseid Hysaj po kalon një nga momentet më delikate në karrierën e tij. Ai nuk është përshirë në listën e lojtarëve për Serie A dhe Ligën e Europë) nga klubi.
Kontrata e tij skadon në vitin 2026, pra ka edhe dy sezone (në letër) me klubin kryeqytetas, por nëse Lazio nuk e aktivizon, nuk ka asnjë kuptim që ai të vijojë në Romë.
Një gazetar italian i “Radio Sei”, Giulio Cardone së fundmi ka dhënë një shpjegim për situatën e mbrojtësit shqiptar, duke përdorur dhe shprehje raciste.
“Lazio u përpoq të gjente mënyra për të ndërprerë kontratën me Elseidin, por lojtarët që paguhen 3 milionë euro në sezon zakonisht nuk pranojnë të gjejnë zgjidhje.
Nuk e di sesi klubi nuk i gjeti një klub tjetër. Nuk është se po flasim për një lojtar të nivelit të lartë, por thjesht për një lojtar shqiptar”, ka thënë pseudo-gazetari italian.