PSG-Bayern na vë “në mendime”, ku është zhdukur gëzimi i futbollit?!

Në vitet e fundit, futbolli nuk është më ai që ishte dikur. Jo për mungesë yjesh apo rënie cilësie, por për një ndryshim të dukshëm në mentalitetin e lojës brenda shumë skuadrave.

Sot, shumë ndeshje menaxhohen me logjikën e “detyrës”, jo si një spektakël për t’u shijuar. Fitorja është kthyer në objektivin absolut, shpesh me çdo kusht, qoftë përmes lojës mbrojtëse, ritmit të ngadaltë apo një qasjeje tepër konservatore.

Kjo bëhet edhe më e dukshme kur një ekip shënon herët: loja transformohet menjëherë në një mbrojtje të ngurtë, me linja të tëra tërhequr pas, me vonesa të qëllimshme, ndërprerje të shpeshta dhe rënie të lojtarëve në fushë, të gjitha për të ruajtur rezultatin, edhe nëse kjo vjen në kurriz të bukurisë së lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë, futbolli rrezikon të humbasë shpirtin e tij, duke u shndërruar nga një festë për tifozët në një mision të ftohtë që duhet thjesht përmbushur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, ka ende ndeshje që rikthejnë emocionin e vërtetë. Përballje të hapura, si ajo mes Bayern dhe Paris Saint-Germain, e mbyllur me rezultatin spektakolar 5-4, dëshmojnë se futbolli mund të jetë ende një shfaqje magjike. Sulme të pandërprera, ritëm i lartë dhe guxim për të kërkuar golin pa frikë, ky është thelbi që e bën këtë sport kaq të dashur në mbarë botën.

Këtu vjen në mendje edhe shprehja e trajnerit legjendar Arsene Wenger: “Njerëzit paguajnë për të parë futboll për argëtim, jo për të parë skuadra që vetëm mbrohen.”

Ndeshjet e hapura, plot gola dhe emocione, krijojnë kujtime të paharrueshme për tifozët. Në të kundërt, takimet e mbyllura, të vendosura nga një gol i vetëm dhe të mbushura me taktika mbrojtëse, rrallëherë arrijnë të ngjallin të njëjtën ndjesi.

Në fund, futbolli nuk është vetëm rezultat. Është një përvojë e plotë që jeton në emocionet e publikut, dhe kur mungon kënaqësia, loja humbet një pjesë të madhe të shpirtit të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?