FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG bën gati super goditjen në merkaton e verës nëse ikën Mbappe

Robert Lewandowski mund të largohet gjatë kësaj vere nga skuadra e Bayernit për të nisur një aventurë të re. Një nga sulmuesit më të mirë dhe më në formë në botë, të shtunën vendosi një rekord të ri duke barazuar rekordin e legjendës Gerd Muller, për të shënuar 40 gola në Bundesligë.

PSG është gati që të përfitojë nga situata për ta rrëmbyer në verë, nëse do të largohet Kylian Mbappe. Lewandowski ka qenë protagonist në sezonet e fundit, teksa me formën e tij ka ndihmuar skuadrën bavareze që të arrijë triumfin në Champions League, dhe për të vijuar dominimin në Bundesligë.

Chelsea dhe Manchester City janë dy skuadrat e tjera që janë të gatshme që të konkurrojnë për polakun. PSG për momentin po shfaq një interes më të madh, teksa mund të formojë një trinom magjik me Neymar dhe Cristiano Ronaldon, i cili është objektivi tjetër i madh. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?