PSG fiton Kupën e Francës, vendosin Icardi dhe Mbappe (VIDEO)

Paris Saint Germain ka arritur të fitojë Kupën e Francës, pasi mposhti Monacon me rezultatin 0-2 në finalen e zhvilluar në “Stade de France” të kryeqytetit.

Skuadra e drejtuar nga Maurizio Pochettino zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të me anë të Mauro Icardit, që mori një asist perfekt nga Mbappe dhe shtyu topin në rrjetë me portën e boshatisur.

Kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi i ndeshjes ishte sërish talenti francez Kylian Mbappe që u bë protagonist, duke shënuar golin që mbylli llogaritë, me një asist të argjentinasit Angel Di Maria. Kjo është hera e 14 në histori që Paris Saint Germain fiton Kupën e Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?