PSG nuk heq dorë nga Lionel Messi, por as nga Mbappe dhe Neymar
Lionel Messi mund të qëndrojë te skuadra e Barcelonës edhe për sezonet në vijim, teksa bisedimet së fundmi po shkojnë në rrugën e duhur. Gjithsesi në Francë kanë ende shpresa për një transferim të mundshëm të argjentinasit. Messi shihet si pjesë e PSG për sezonin e ardhshëm dhe parisienët janë të bindur se me ofertën 2+1 që i kanë ofruar argjentinasit, ai do të pranojë të transferohet në Francë ndërkohë që oferta financiare që Al-Khelaifi i ka bërë është shumë më lart se propozimi i Barcelonës për të rinovuar kontratën.
“Le Parisien” shkruan se për Paris Saint Germain është plotësisht e mundur afrimi i Messit pa sakrifikuar asnjë nga dyshja Mbappe-Neymar, madje këta dy të fundit do të binden që të rinovojnë kontratat e tyre pasi të jetë zyrtarizuar goditja Lionel Messi. Sa për pagat stratosferike të treshes, e përditshmja franceze shkruan se të ardhurat e klubit do të rriten shumë me afrimin e argjentinasit, ndaj nuk do të jetë problem për t’i përballuar madje po punohet edhe për 2 goditje të tjera në merkato.
Drejtuesit do të mbështesin projektin Pochettinos me synimin e madh, Lionel Messi dhe blerjen e një mbrojtësi dhe një mesfushori. Te PSG mendojnë se treshja Neymar-Mbappe-Messi do të ketë rritje të madhe në marketing dhe asnjë problem financiar apo Fair Play Financiar nuk do të pengojë më klubin francez.
KOHA JONË SONDAZH

