PSG ofron 200 milionë euro për dy yjet e skuadrës së Napolit

Napoli's Nigerian forward Victor Osimhen (R) talks to Napoli's Georgian forward Khvicha Kvaratskhelia during the Italian Serie A football match between Torino and Napoli on March 19, 2023 at the Olympic stadium in Turin. (Photo by Marco BERTORELLO / AFP) (Photo by MARCO BERTORELLO/AFP via Getty Images)

PSG nuk heq dorë nga Victor Osimhen dhe Kvicha Kvaratskhelia. Kampionët e Francës duan t’u dhurojnë tifozëve dy goditje të mëdha pas largimit të Kylian Mbappesë drejt Realit të Madridit. Corriere dello Sport raporton se drejtuesit e PSG-së kanë ofruar 200 mln euro për kartonët e dy “yjeve” të Napolit.

Propozim që është refuzuar menjëherë nga Napoli, që u ka bërë të ditur francezëve se në merkato ndodhet vetëm sulmuesi nigerian. Kvara cilësohet i pashitshëm nga presidenti De Laurentiis dhe trajneri Conte, ndërkohë që për Osimhen janë të hapur për bisedime.

Me këto largime, Napoli do të nisë operacionin për transferimin e Romelu Lukakut, futbollistit të preferuar të trajnerit Antonio Conte.

SHKARKO APP