PSG-së i shfaqen “fantazmat” e eliminimit që në grupet e Champions League

PAris Saint-Germain's Slovak defender #37 Milan Skriniar (R) clashes with AC Milan's Portuguese forward #10 Rafael Leao during the UEFA Champions League 1st round group F football match between AC Milan and Paris Saint-Germain at the San Siro stadium in Milan on November 7, 2023. (Photo by Marco BERTORELLO / AFP)

Mediat në Francë kanë filluar të flasin për rrezikun e eliminimit që në grupet e Champions League të skuadrës së PSG. Gazeta L’Equipe raporton për “fantazmat” e eliminimit që po i afrohen kampionëve të Francës pas disfatës ndaj Milanit.

Edhe gazeta “Le Parisien” përmend disfatën me kuqezinjve si një goditje të rëndë dhe që rihap garën për PSG-në. Ndeshja e ardhshme me Neëcastle dhe sfida e fundit me Dortmundin do të jenë shumë të rëndësishme për të vendosur nëse PSG mund të kualifikohet në raundin tjetër.

Dy ndeshje delikate sidomos ajo në Gjermani në raundin e fundit, duke qenë se PSG nuk ngjall aspak optimizëm në transfertë. Gjithsesi skuadra e Luis Enrique mund të kualifikohet që në ndeshjet e radhës nëse mund Newcastle dhe Milani humbet kundër Dortmundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbappe, pas ndeshjes, ka treguar qetësi, duke thënë se ata do të provojnë të reagojnë ndaj Newcastle-it. Fatet e PSG-së dhe shumë gjëra do të varen nga golat e yllit francez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?