FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG shokon Bayernin me dopietën e Mbappe, Chelsea mund pastër Porton (VIDEO)

PSG dhe Chelsea hedhin një hap drejt kualifikimit për në gjysmëfinalet e Champions League. Skuadra parisiene mori një fitore spektakolare 3-2 ndaj Bayernit në “Allianz Arena”, duke qenë favorite për të avancuar në fazën tjetër.

Ishte një mbrëmje magjike për Kylian Mbappe, i cili shkëlqeu me dy gola të shënuar. Fillimisht në golin e parë mori një asist nga Neymar, duke ndëshkuar Nuerin. Skuadra franceze do të dyfishonte shifrat me Marquinhos, por Choupo-Moting do të rindezte shpresat e ekipit gjerman.

Në fillimin e pjesës së dytë Muller shënoi me kokë golin e barazimit, gjithsesi disa minuta më pas Kylian Mbappe me shpejtësinë e tij dhe një goditje të bukur la të shtangur Neuer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea hipotekoi kualifikimin, pasi mundi 2-0 në duelin e parë në Portugali, Porton. Mount në minutën e 32-të dhe Chilwell 5 minuta nga fundi ishin autorët e golave. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?