PSG vendos një rekord unikal, 39 ndeshje pa humbje
Me titullin kampion në Ligue 1 të siguruar prej javësh, Paris Saint-Germain nuk ndalet së dhëni mesazhe force. Në sfidën e radhës kundër Nantes, edhe pse me një formacion të rotacionit për shkak të angazhimeve në Europë, skuadra e Luis Enrique doli me një barazim 1-1, por me një arritje historike në xhep.
Ky rezultat i ka siguruar PSG-së një rekord të paprecedentë në futbollin evropian: 39 ndeshje radhazi pa humbje në transfertë, duke thyer kështu rekordin që mbahej prej më shumë se tri dekadash nga Milani i legjendarit Arrigo Sacchi.
Skuadra italiane kishte arritur të mbetej e pamposhtur për 38 ndeshje jashtë fushe në vitin 1993, një shifër që tani është tejkaluar nga gjigandët francezë.
Ky rekord vjen në një moment kur PSG është e përfshirë edhe në kompeticione evropiane, me ndeshjen e kthimit ndaj Aston Villës që po afrohet. Barazimi ndaj Nantes ishte më shumë sesa një rezultat i zakonshëm – ishte një shenjë se skuadra po ruan stabilitetin dhe pjekurinë, edhe në sfidat jashtë fushe.
Luis Enrique dhe djemtë e tij jo vetëm që kanë arkivuar një tjetër titull në Francë, por tashmë kanë shkruar edhe historinë në futbollin kontinental.
KOHA JONË SONDAZH

