Qazim Laçi flet para sfidës me Asllanin: Nuk kam folur me të, në Itali preferoj Milanin

Nesër do të ketë një derbi shqiptar në Champions League mes Qazim Laçit dhe Kristjan Asllanit. Sparta e Pragës do të ndeshet me Interin, ndërsa në konferencën për shtyp ishte Qazim Laçi te çekët, atje ku ka folur edhe për Asllanin.

“Jo sinqerisht nuk kam folur me Kristjan Asllanin. Unë e kam shumë shok, por ne do të jemi kundërshtar për 90 minuta. Nuk është e pamundur që të fitojmë kundër Interit. Unë preferoj më shumë Milanin dhe kjo ndeshje më motivon shumë.

Interi është një nga ekipet më të forta në Europë. Kanë qenë pranë fitimit të Championsait. Mesfushën e kanë një nga repartet më të forta, por ne do të japim dioçka më shumë për t’u përballur me ta”, tha Laçi.

SHKARKO APP