FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Pique rrezikon kombëtaren, votoi për referendumin

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është i gatshëm që të largohet nga Kombëtarja e Spanjës.

Gerard Pique sot ka votuar në referendumin e Katalonisë për shkëputje nga Spanja dhe kjo ka bërë që ai të kritikohet nga të gjithë në Spanjë.

Ai çdo herë ka thënë se është një nder për të që luan për Spanjën, por pas kritikave të fundit, ka thënë se është i gatshëm të largohet para Kupës së Botës të vitit 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse trajneri ose dikush në federatë mendon se unë jam një problem në Kombëtare, atëherë do të largohem para vitit 2018”, ka thënë Pique pas ndeshjes me Las Palmas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?