FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Raiola befason Juventusin, i ofron Donnarumma-n Barcelonës

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas duket gjithnjë e më larg Milanit. Agjenti i futbollistit Mino Raiola më shumë sesa për t’i rinovuar kontratën në skadencë në verën e këtij viti me kuqezinjtë po punon për t’i gjetur një sistemim të ri portierit 22-vjeçar.

Mediat spanjolle dhe më konkretisht gazeta madrilène AS shkruan se Raiola së fundmi ia ka ofruar Donnarummën drejtuesve të Barcelonës, të cilët në merkaton e kësaj vere janë të prirur të gjejnë lojtarë cilësorë që mund të transferohen në Camp Nou me parametër zero dhe pas dyshes Sergio Aguero-Eric Garcia, gardiani i Milanit mund të jetë i treti në këtë listë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vijim por vështirë se 22-vjeçari do të qëndrojë te Milani pasi diferenca me kërkesës së Donnarummës për kontratën e re dhe ofertës së Maldinit dhe Massarës është e madhe. Raiola kërkon minimalisht 10 milionë euro në sezon për klientin e tij, ndërkohë që Milani nuk ofron më shumë se 7 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?