Ramadani shkëlqen te Lecce, shpallet lojtari i ndeshjes kundër Sassuolos
Lecce arriti një barazim të vlefshëm ndaj Sassuolos në ndeshjen e fundit të Serie A, ndërsa protagonist i padiskutueshëm ishte mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani.
29-vjeçari luajti të gjitha 90 minutat dhe u vlerësua si futbollisti më i mirë i ndeshjes, falë paraqitjes së tij solide në mesfushë. Ramadani spikati me 7 duele të fituara, 61 pasime të sakta dhe 2 ndërhyrje të pastra, duke qenë shtylla e ekuilibrit për skuadrën e Lecces.
Ky ishte aktivizimi i tij i shtatë në këtë edicion të Serie A-s, ku po konfirmon rolin e tij kyç në formacionin e trajnerit.
KOHA JONË SONDAZH

