Ramos kundër Bonuçit, nuk e do te Reali
Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, nuk dëshiron që klubi i tij të marrë qendërmbrojtësin e Juventus, Leonardo Bonuçi, sipas asaj që bën të ditur shtypi spanjoll. Edhe pse Real Madrid ka skuadrën ideale që fitoi La Liga dhe Champions League, “Los Blancos” do të shpenzojnë në merkato për t’i vënë në dispozicion trajnerit Zidane një skuadër në gjendje t’i mbrojë të dy trofetë…
“Diario Gol” shkruante se Zidane ka shprehur dëshirën për të luajtur me Ramos-Bonuçi në qendër të mbrojtjes, por qendërmbrojtësi spanjoll nuk ka qenë dakord me këtë mendim
Portieri i Manchester United, David de Gea dhe Eden Hazard i Chelsea janë mes atyre që mund të shkojnë në “Bernabeu”, ashtu si Kylian Mbappe i Monaco apo Leonardo Bonuçi i Juventus. “Diario Gol” shkruante se Zidane ka shprehur dëshirën për të luajtur me Ramos-Bonuçi në qendër të mbrojtjes, por qendërmbrojtësi spanjoll nuk ka qenë dakord me këtë mendim, sipas “sekretit” që dalë nga ambienti “merenges”. Në klub janë të shumtë ata që mendojnë se Jesus Vallejo duhet t’i jepet një mundësi në ekipin e parë 20-vjeçarit, që shkëlqeu me Eintracht Frankfurt ku luajti në formën e huazimit. Vallejo, që e ndihmoi ekipin të shkonte deri në finalen e Kupës së Gjermanisë, luajti 25 ndeshje në Bundesliga. Ramos ka shprehur mendimin se duhet të jetë një talent spanjoll që të marrë vendin e Pepe.
KOHA JONË SONDAZH

