Ramos merr Topin e Artë
Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos ka marrë Topin e Artë në Botërorin e Klubeve pasi pati një paraqitje mbresëlënëse.
Përveçse mbrojtja e Realit e drejtuar nga Ramos nuk pësoi asnjë gol në dy ndeshjet luajtura, ai shënoi edhe dy gola.
Ai shënoi në finalen e djeshme golin e avantazhit ndaj San Lorenzos duke hapur rrugën e fitimit të një tjetër trofeu për “Los Blancos”.
Ramos ka qenë vendimtar në ndeshje të rëndësishme për Realin pasi edhe vitin e kaluar i shënoi dy gola jetikë Bajernit të Mynihut që e katapultuan Realin e Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve ku edhe triumfoi duke marrë të shumëpriturën “La decima”.
KOHA JONË SONDAZH

