Raporti i UEFA-s,FSHF:Do të apelojmë vendimin

Avokati i FSHF-së Endi Hicka deklaroi se argumentat e vendimit të komisionit disiplinor të  Uefas janë shumë  kontradiktore dhe të gabuara.” UEFA ka shkruar se Shqipëria ka refuzuar të kthehet në fushë. Arsyetimi i vendimit për ndeshjen e ndërprerë në Serbi është shumë kontradiktor. Argumentat tona do t’ia paraqesim Komisionit të Apelit. Në vendimin e UEFA-s  justifikimi ynë se “Shqipëria nuk mundet të luajë” është interpretuar si “refuzim për ta vazhduar ndeshjen” u shpreh Hicka.  FSHF ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin në Komisionin e Disiplinës pranë Uefa-s , proces për të cilin ka 5 ditë kohë që nga momenti i marrjes së argumentimit ndërsa çështja më pas mund të adresohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?