FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Raul shpreh dëshirën për të marrë drejtimin e Real Madridit

Zinedine Zidane pritet të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit. Shumë emra përfliten si pasuesit e francezit në stolin e “Los Blancos”. Gazeta Marca ka bërë një sondazh në lidhje me të preferuarin e tifozëve.

Në krye qëndron Raul me 76% të preferencave. Ish-sulmuesi i famshëm spanjoll, aktualisht drejton ekipin B të Realit. Tifozët mendojnë se ka ardhur koha që idhulli i tyre të bëjë hapin e madh.

Raul ka thyer heshtjen dhe flet rreth mundësisë për të marrë drejtimin e skuadrës ku shkroi historinë si futbollist.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Reali është shtëpia ime dhe ky është vendi ku dua të jem. Unë jam një njeri i klubit. Unë vendosa të bëhem trajner për të punuar te Reali. Por nuk është momenti i duhur për të biseduar rreth së ardhmes“, deklaroi 43-vjeçari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?