Reagon FSHF: UEFA me dy standarde, i dha Rusisë të drejtë, por jo Shqipërisë!

Shqipëria u dënua padrejtësisht nuk UEFA pas ndeshjes së Beogradit, por nuk ndodhi e njëjta gjë me Rusinë. Federata Shqiptare e Futbollit reagoi për vendimin e UEFA-s pas ndeshjes së ndërprerë Mali i Zi-Rusi, duke theksuar se UEFA, duke i dhënë fitoren në tavolinë 0-3 Rusisë, ka vepruar me dy standarde.  UEFA i akordoi 3 pikët Rusisë pas trazirave që ndodhën në ndeshjen kualifikuese të “Euro 2016”, ku që në fillim të ndeshjes u godit me fishekzjarr portieri rus, ndërsa në pjesën e dytë, pas një sherri masiv mes lojtarëve, rusët vendosën të dilnin nga fusha e lojës. Me anë të një komunikate për shtyp, organi drejtues i futbollit shqiptar bëri të qartë qëndrimin e tij ndaj këtij vendimi, që sipas tij, është “tejet i drejtë”.  “FSHF-ja mendon se ky vendim është tejet i drejtë dhe në përputhje me standardet dhe rregullat e UEFA-s. Duke marre shkas nga ky vendim, FSHF-ja thekson që në rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës nuk aplikoi të njëjtin standard gjykimi, sepse dhuna në stadiumin Partizani të Beogradit ishte më ekstreme dhe e shoqëruar gjithashtu me thirrje raciste. Pamjet e goditjeve të lojtarëve tanë me karrige dhe sende të forta, fishek-zjarret dhe hyrja në fushë e tifozëve në prani të 5000 policëve janë një argument i padiskutueshëm që vendi organizator dështoi për mbarëvajtjen e një ndeshjeje normale futbolli mbështetur në rregullat e UEFA-s”, lexohet në komunikatën e FSHF-së. Më tej, FSHF-ja bën të ditur se shpreson në marrjen e 3 pikëve në 17 prill në CAS: “Duke pritur vendimin e 17 prillit të CAS-it, ne kemi shumë shpresë për një gjykim të drejtë, jo thjesht që kombëtares së Shqipërisë i takojnë 3 pikët, por sepse vendimi në favor të Shqipërisë është vendimi në favor të futbollit.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?