Real, Juve dhe Barcelona kërcënojnë ish-klubet e Super League-s
Tensioni i brendshëm po rritet midis themeluesve të Super League. Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë të gatshëm që të kërkojnë dëmshpërblim klubeve që kanë vendosur të tërhiqen nga projekti për shkeljen e marrëveshjeve të nënshkruara midis themeluesve.
Neë York Times raporton se Perez, Laporta dhe Agnelli u kanë dërguar një letër kolegëve të tyre “dezertorë” duke kërcënuar me veprime ligjore nëse ata betohen përsëri për besnikëri ndaj UEFA-s.
Këto tre skuadra ende nuk kanë vendosur për rrugën që do të ndjekin, teksa mund të vendosin që të tërhiqen nga ky format i krijuar prej tyre, ose të vijojnë këmbënguljen duke i shpallur “luftë” UEFA-s dhe ish-klubeve pjesëmarrëse, ku përfshihen 6 skuadra angleze, Inter, Milan dhe Atletico Madrid.
KOHA JONË SONDAZH

