Real Madrid ‘blindon’ 5 nga yjet e tij

Real Madridi përveç transferimeve të reja që do t’i bëjë, do të nënshkruajë kontratë të re edhe me pesë lojtarë.

Skuadra spanjolle është duke planifikuar që t’u vazhdojë kontratën pesë lojtarëve kyç në skuadër, para se të fillojë sezoni i ri.

Lojtarët si Isco Alarcon, Karim Benzema, Nacho Fernendez, Dani Carvajal dhe Marcelo, do të përfitojnë në këtë verë kontratë të re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Real Madridi nuk dëshiron që të rrezikojë me këta lojtarë që luajnë në skuadrën e parë, ndaj do t’u vazhdojë kontratën deri në vitin 2020 apo deri në vitin 2022.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?