Real Madrid deklaratë kundër Platini, kreu i UEFA-s tregoi preferencat e tij për Topin e Artë
jetë as në gjashtë lojtarët e parë. Platini tha se beson se një lojtar që fitoi Kupën e Botës në Brazil, duhet të jetë fitues i Topit të Artë. Gjashtë lojtarë gjermanë janë përzgjedhur deri tani, si kandidatë të mundshëm, dhe ata janë: Mario Goetze, Toni Kroos, Philipp Lahm, Manuel Neuer, Bastian Schveinsteiger and Thomas Muller. Në përgjigje të Platini, klubi i Real Madrid lëshoi një deklaratë, duke mbështetur lojtarit e tij më të mirë, si dhe i sugjeroi UEFA-s të shohë arritjet individuale, më tepër se ato të ekipit. – “Së pari, është surprizë që përsëriten deklaratat mbi preferenca personale mbi zgjedhjen e lojtarit, që duhet të fitojë Topin e Artë. Veçanërisht, kur këto deklarata i lëshon kreu i qeverisë së futbollit Europian. Ne besojmë se Cristiano Ronaldo, pa asnjë dyshim, ka kaluar vitin e tij më të mirë në karrierë, duke fituar Champions League, Këpucën e Artë. Ai vendosi rekord golash në një edicion të vetëm të Champions League, sezonin që u mbyll. Po ashtu edhe në Kupën e Mbretit dhe në La Liga. Do të jetë skandal i madh, nëse Ronaldo nuk fiton Topin e Artë,” – nënvizon në deklaratë klubi i Realit. Kështu, me deklarata e tij Platini është i aftë të acarojë edhe klubin më të madh në botë. Pas ndeshjes së ndërprerë Serbi-Shqipëri, prej incidenteve, që u zhvillua në Beograd më 14 tetor, Platini tha se fajin e kishte droni dhe acaroi të gjithë shqiptarë. Nisur nga deklaratat e tij, UEFA e pati më të lehtë të dënojë Shqipërinë dhe t’i japë Serbisë rezultatin 3-0, në tavolinë.
KOHA JONË SONDAZH

