Real Madrid heq dorë nga transferimi i Paul Pogba
Një interesim që vijon prej 4 vitesh, por tashmë duket se Real Madrid ka hequr dorë. Po flasim për Paul Pogba, teksa sipas gazetës madrilene “Marca” skuadra e Zidane do të heqë dorë nga interesimi për francezin.
Zizou vazhdon ta konsiderojë atë një përforcim ideal, por ideja e një pjese të drejtuesve nuk është e njëjtë, ata preferojnë që të përqendrohen te talenti i ri Eduardo Camavinga, mesfushor i Rennes dhe Francës “Under 21”.
Në listën e mundshme të përforcimeve është edhe Ngolo Kante, gjithashtu kampion bote me Francën, por që po mendon për të nisur një aventurë të re. /R.Lika-Koha Jone/