Real Madrid i indinjuar me gjyqtarët, El Clasico mbyllet përherë me 10 lojtarë

Real Madrid është i indinjuar nga arbitrimi në finalen e parë të Superkupës së Spanjës, në Camp Nou, ku Los Blancos fituan 3-1 kundër Barcelonës.

Arbitri Bengoetxea ndëshkoi me karton të verdhë Cristiano Ronaldon për simulim, i dyti për të, çka i solli të kuqin, por nuk bëri të njëjtën gjë kur Lusi Suarez u hodh në zonë për të marrë penallti.

Për klubin madrilen nuk është rastësi që në katër nga pesë Clasicot e fundit Reali e mbyll ndeshjen me dhjetë lojtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është e përsëritur, por këtë herë ka tejkaluar gjithçka”, tha një lojtar i Realit pas ndeshjes. Madrilenët ndihen të pambrojtur nga gjyqtarët dhe shpresojnë që ndryshimet e reja në federatë të rikthejnë rregullin, që sias tyre tani nuk ekziston.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?