Real Madrid i jashtëzakonshëm, pranë rekordit historik
Real Madrid nuk njeh limite pasi po marshon i qetë drejt sukseseve të njëpasnjëshme. Së fundmi skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka barazuar rekordin e tyre duke shënuar në 25 ndeshje radhazi në transfertë.
Skuadra e Realit e ka vijuar këtë sukses që në janar të vitit 2016 në përballje kundër Valencias (14 ndeshje janë zhvilluar këtë sezon ndërsa 11 të tjera janë të sezonit të kaluar”.
Ekipi i Zidanes ka shënuar 63 gola me një mesatare prej (2.52 gola/ndeshje).
Ndërsa të shtunën Reali do të ketë mundësinë për të thyer këtë rekord pasi do të luajë në transfertë kundër Gijonit. / SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

