FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real Madrid në telashe, edhe Modric rrezikon burgimin (Foto)

Lojtarët e Real Madridit nuk i kanë punës aspak mirë me drejtësinë

Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi lojtar i Real Madriditqë është në telashe me drejtësinë. Probleme ka edhe Luka Modric, për të cilin Prokuroria në Kroaci ka nisur hetimet për dhënien e një dëshmie të rreme gjatë një procesi gjyqësor, lajm që u konfirmua nga vetë ky institucion.

Drejtuesit e Prokurorisë kroate nuk e përmendën emrin e futbollistit për shkak të procedurës standarde të hetimeve, por përshkrimi i bërë prej tyre përputhet plotësisht me Modric.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu, edhe sipas mediave vendase, futbollisti kroat që është në qendër të këtyre hetimeve është pikërisht mesfushori i Realit të Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Luka Modric dëshmoi javën e kaluar në gjyqin ndaj një zyrtari të organeve tatimore dhe 3 zyrtarëve të lartë të klubit të Dinamos së Zagrebit mes të cilëve ishte dhe shefi Ekzekutiv, Zdravko Mamic, të cilët rezultojnë se kanë kryer evazion fiskal prej 1.84 milionë dollarësh.

Nëse shpallet fajtor për dëshmi të rreme, kapiteni i përfaqësueses kroate përballet nga 6 muaj deri në pesë vjet burgim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?