Real Madrid po mendon rikthimin e bujshëm të Ancelottit
Real Madrid ka mbetur pa trajner për momentin pas largimit të Zinedine Zidane, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë. Presidenti i “Los Blancos” nuk dëshiron të nxitohet. Raul dhe Mauricio Pochettino mbeten në garë për stolin, teksa janë ulur shanset e Antonio Contes.
Kreu i Real Madrid po mendon të rikthejë në pankinë Carlo Ancelottit, të cilin e ka kontaktuar presidenti spanjoll. Ky i fundit drejtoi Realin në periudhën korrik 2013-gusht 2015. 61-vjeçari fitoi Champions League në vitin 2014, që ishte hera e dhjetë në histori që ekipi i famshëm spanjoll siguronte trofeun prestigjioz.
Ancelotti prej një viti e gjysmë drejton Everton në Premier League dhe telefonatën e Perez për t’u rikthyer në stolin e Realit vështirë që do e refuzonte.
KOHA JONË SONDAZH

