Real Madrid, sot ndeshja e parë e Botërorit për Klube

Real Madrid, fitues në fuqi i Champions League, do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e parë të Botërorit të Klubeve ndaj meksikanëve të Cruz Azul, me objektivin për të arritur në finale dhe për të fituar trofeun e  fundit të vitit 2014. Për madrilenët ka hyrë në histori ky vit, si viti i “Të Dhjetës”, pasi fitoi trofeun e 10-të të Champions, si asnjë ekip tjetër në Europë.  Gjithashtu, gjatë këtij viti skuadra e Carlo Ancelottit ka fituar edhe Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Europës. Trajneri italian do të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, me përjashtim të të dëmtuarit James Rodriguez. Në vend të tij do të luajë Asier Illarramendi. Në sulm do të jetë treshja Cristiano-Benzema-Bale. Botërori i Klubeve është i vetmi kompeticion që Cristiano nuk ka fituar dhe nuk ka shënuar. Nga ana tjetër, Cruz Azul vjen në këtë gjysmëfinale me shumë motivim për të bërë surprizën pasi mundi në shtesë dhe në një terren shumë të vështirë australianët e Western Sydney. Ky botëror do të jetë edhe një shans që Ronaldo të tregojë klasin e tij dhe të fitojë me tepër pikë ndaj Mesit e Nojer, në garë për fitimin e Topit të Artë, që do të jepen në fillim të muajit janar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?