Real Madrid zyrtarizon super blerjen e parë, s’ka paguar asnjë cent!
Real Madrid ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës me David Alava, i transferuar te Los Blancos me kosto zero nga Bayern Munich. 28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare dhe do të paguhet 11 milionë euro në sezon.
Real Madrid fitoi garën me Manchester City, Paris Saint-Germain, Liverpool dhe Chelsea për të siguruar shërbimet e austriakut, i cili kishte firmosur parakontratë që para disa muajsh. Në këtë mënyrë Reali zgjidh problemet në krahun e majtë të mbrojtjes.
💻 #WelcomeAlaba pic.twitter.com/acS6QDtNkb
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 28, 2021
KOHA JONË SONDAZH

