Reali e çon në apel kartonin e Cristiano Ronaldos

Kur mbeten vetëm 8 javë që të mbyllet edicioni i 84 i ligës spanjolle drejtuesit e Realit po përpiqen me dëshpërim për të rikthyer titullin në Santiago Bernabeu. Në fakt për herë të fundit Reali ka triumfuar në Primera Division në sezonin 2011-12, kur nën drejtimin e portugezit Jose Mourinho “mbretërorët” grumbulluan 100 pikë, duke shënuar plot 121 gola, megjithatë situata këtë herë duket e vështirë dhe të paktën drejtuesit po bëjnë cmos për të shrytëzuar edhe detajet më të vogla për të rikuperuar diferencën prej 4 pikësh, që për momentin i ndan nga Barcelona. Bëhet fjalë për takimin tepër të vuajtur ndaj Rayo Vallecanos, një ndeshje nervoze me plot 9 futbollistë të ndëshkuar, por ku gjyqtari kryesor Melero Lopez nuk kurseu as fituesin e Topit të Artë Cristiano Ronaldo. Klubi madrilen tashmë ka vendosur për të apeluar kartonin e marrë nga sulmuesi luzitan dhe drejtuesit nëpërmjet një komunikate të shkurtër në faqen zyrtare konfirmuan ankimimin në organin disiplinor.

Në 51′ gjyqtari andaluzian në vend që të akordonte 11-metërsh ndëshkoi me karton të verdhë për simulim golashënuesin më të mirë të ligës, pavarësisht se u pa qartë që qendërmbrojtësi Antonio Amaya ndërhyri në mënyrë të parregullt. Deri këtu kuptohet nuk ka asnjë problem, pasi me gjithë ndëshkimin në Vallecas CR7 plotëson numrin pesë të kartonave të verdhë, gjë që do të shkaktonte automatikisht edhe mungesën në ndeshjen e së shtunës me një skuadër si Eibar, që për shkak të diferencave të mëdha në letër nuk paraqet asnjë lloj rreziku. Në princip si trajneri Ancelotti, vetë Cristiano apo qoftë edhe klubi, pavarësisht se bëhet fjalë për dicka të padrejtë e pranuan fillimisht vendimin, për të pastruar një herë e mirë 30-vjecarin nga kartonat, duke shmangur kështu rrezikun që Ronaldo të ndëshkohej me kartonin e pestë përpara një takimi të vështirë, gjë që do të shkaktonte për pasojë skualifikimin e sulmuesit në një ndeshje të rëndësishme, ndaj kundërshtarëve si Malaga, Sevilja apo Valencia, gjithsesi mungesat e paapelueshme po për të njëjtën arsye dhe tashmë të konfirmuara të futbollistëve të tillë si Toni Kroos e James Rodriguez bëjnë që prania e Ronaldos në fushë me ekipin bask të jetë e domosdoshme.

Me shumë gjasa Cristianos do t’i hiqet kartoni i marrë në mesjavë, sidoqoftë rrezikojnë shumë pasi kanë nga katër kartona gjithashtu edhe futbollistët e tjerë: Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Luka Modric. Sa për kuriozitet në kalendar dy ndeshjet e vështira ndaj Seviljes dhe Valencias do të luhen në fillim të muajit maj, megjithatë janë pikërisht këto edhe skuadrat ku drejtuesit e klubit madrilen kanë varur shpresat për të parakaluar Barcën, me ekipin e Luis Enriques që në krahun tjetër do të masë forcat me këta dy kundërshtarë gjatë 10 ditëve të ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?