Reali fiton ndaj Celta Vigos, mbetet në ndjekje të Barcelonës

Real Madridi ka triumfuar ndaj Celta Vigos me rezultatin 3-2 në javën e 34-të të La Ligës, duke iu përgjigjur fitores së Barcelonës një ditë më parë. Në “Santiago Bernabeu”, goli i talentit Arda Güler dhe dopieta e Kylian Mbappé i dhanë fitoren “Los Blancos”, të cilët tashmë ngushtojnë diferencën në -4 pikë ndaj katalanasve.

Ky rezultat vjen vetëm një javë përpara përballjes së shumëpritur në kampionat mes dy rivalëve të përjetshëm, që do të zhvillohet në stadiumin “Montjuïc” të Barcelonës. Trajnerët Ancelotti dhe Flick do të përplasen për herë të parë në një “El Clásico”, që mund të jetë vendimtar për fatin e titullit.

Përpara këtij dueli, Barça do të udhëtojë drejt Milanos për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Interit, duke pasur një kalendar tejet të ngjeshur dhe vendimtar për sezonin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?