Reali fiton ndaj Osasunës dhe shkon në -2 larg nga Atletico (VIDEO)
Dueli për titull sa vjen dhe bëhet më interesat në La Liga. Real Madrid sonte në mbrëmje fitoi me rezultatin 2-0 ndeshjen përballë Osasunës, për të qëndruar në gjurmët e Atleticos, e cila kishte fituar më herët në përballjen me Elche.
Ndeshja u zgjidh vetëm në fraksionin e dytë të saj me Realin që gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Militao dhe Casemiro në minutën e 76-të dhe 80-të.
Pas 34 javësh kampionat Atletico Madrid renditet në vend të parë më 76 pikë e ndjekur nga Real Madrid me 74 dhe Barcelona me 71, e cila ka dhe një ndeshje për të luajtur.
KOHA JONË SONDAZH

