Reali fiton pastër ndaj Getafes, shkon 1 pikë larg Barcelonës

Real Madrid mori një fitore 2-0 ndaj Getafes, duke përfituar kështu në maksimum nga ndalesa e Barcelonës.

Ritmi ishte i kënaqshëm në fillimin e sfidës, me madrilenët që ngacmonin shpeshherë portën kundërshtare. Në minutën e 27-të, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Rudiger pengohet në zonë dhe arbitri Hernandez nuk hezitoi të akordonte 11-metërsh për Los Blancos, vendim që u konfirmua pas një komunikimi me sistemin VAR.

Nga pika e bardhë realizoi Bellingham, i cili u tregua i saktë me një goditje të lehtë në qendër. Për të mbyllur llogaritë në këtë takim mendoi Kylian Mbappe, në të 37-tën. Sulmuesi francez, me një gjuajtje të bukur nga distanca, ia doli që të dërgojë topin pas shpinës së portierit.

Ekipi i Ancelottit është në vendin e dytë me 33 pikë, një pikë më pak se Barcelona kryesuese.

 

SHKARKO APP