Reali gjen fitoren e parë në La Liga kundër Valladolid, por Mbappe nuk lë gjurmë sërish (VIDEO)

https://caulse.com/videos/86716.mp4Real Madrid merr fitoren e parë në La Liga për këtë sezon, teksa në javën e dytë triumfoi 3-0 ndaj Valladolidit. Skuadra e Ancelottit nuk arriti dot të zhbllokonte shifrat në pjesën e parë, pasi hasi në rezistencën e miqve.

Në fillimin e së dytës Valverde zhbllokoi sfidën me një gol fantastik me të djathtën nga jashtë zone. Më pas në minutën e 88-të, Brahim Diaz vulosi suksesin pas një kundërsulmi të konkretizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mbappe ishte në fushë për 86 minuta, por nuk mundi të linte gjurmë as në këtë duel. Endrick që u aktivizua në vendin e tij gjeti golin e parë. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP