Reali gjen pasuesin e Carlo Ancelottit, vjen sezonin e ardhshëm

Xabi Alonso do të jetë trajneri i ri i Real Madrid në sezonin e ardhshëm. Pasi Carlo Ancelotti të marrë drejtimin e Brazilit, tashmë duket se është vendosur për afrimin e ish-mesfushorit.

Për 42-vjeçarin do të ishte një rikthim në Madrid. Ai ka luajtur në Madrid nga viti 2009 deri në 2014, madje në sezonin e tij të fundit me fanellën e bardhë (2013-14) kishte Ancelottin si trajner.

Spanjolli ka përfaqësuar “Los Blancos” në 236 ndeshje, duke fituar një Champions League, një kampionat, dy Kupa Mbreti, një Superkupë Spanje dhe një Superkupë Europe.

Këtë sezon Leverkuseni që udhëhiqet nga Xabi Alonso mban vendin e parë së bashku me Bayernin, duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, teksa kujtojmë se në skuadrën e tij është dhe Granit Xhaka.

SHKARKO APP