Reali i falet Mbappe ndaj Getafes që e mbyll sfidën me 9 lojtarë

Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Getafes, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0, në një ndeshje të fortë dhe plot tension që u vendos vetëm në minutat e fundit.

Pas një sfide të balancuar dhe me shumë dyluftime fizike, ishte Kylian Mbappé ai që zgjidhi gjithçka për “Los Blancos”. Francezi shënoi në minutën e 80-të, pas një asisti nga Arda Güler, duke i dhënë skuadrës së Carlo Ancelottit tri pikë të arta në garën për titull.

Skuadra vendase u mbrojt mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe kërkoi të befasojë në kundërsulm, por aksioni i Mbappé-s i prishi planet. Në minutën e 77-të, Allan Nyom u ndëshkua me karton të kuq direkt, ndërkohë që Alex Sancris në minutën e 84-të mori kartonin e dytë të verdhe duke lënë skuadrën me 9 lojtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, Real Madrid ruan kryesimin e La Ligës me 24 pikë, dy më shumë se Barcelona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?